ZYRTARE: Zirkzee transferohet te Parma nga Bayerni
BKT
Sport

ZYRTARE: Zirkzee transferohet te Parma nga Bayerni

Sulmuesi Joshua Zirkzee ka kompletuar transferimin te klubi italian, Parma nga Bayern Munich.

Zirkzee është huazuar me mundësi blerje në fund të edicionit, transmeton lajmi.net.

“Parma është e lumtur të njoftojë transferimin e Joshua Zirkzee nga Bayern Munich deri me 30/06/2021, pastaj klubi ka opsionin ta mbajë përgjithmonë në skuadër”, shkruhej në komunikatën e Parmas.

Për të kompletuar transferimin e sulmuesit, Parma duhet të paguajë 15 milionë euro./Lajmi.net/