20:42 / 01.02.2021
Meritan Shabani huazohet te VVV-Venlo nga Wolves
Mesfushori i Wolves, Meritan Shabani është huazuar te skuadra holandeze, VVV-Venlo.
Skuadra holandeze ka arritur marrëveshje me klubin anglez për të mbajtur kosovarin deri në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.
Ky transferim është mjaftë i mirë për Shabanin, që do të fitojë minutazhë më të lartë.
Gjithashtu Shabani tha se ndihet i nderuar për këtë transferim.
“Kur VVV-Venlo me trokiti në derë e kuptova se me duan, u ndjeva i nderuar. E shoh mundësinë të luaj në nivel të lartë dhe të tregojë çfarë mund të ofrojë”, tha ai.
Ndërkohë, kujtojmë se Shabani ende s’është pjesë e Kombëtares së Kosovës./Lajmi.net/























