Rama merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer
Kryeministri Edi Rama mori dozën e dytë të vaksinës së Pfizer në stadiumin Air Albania.
Para se të merrte dozën, kryeministri u pyet nëse kishte pasur efekte anësore apo temperaturë për dozën e parë.
Ai tha se gjatë kësaj kohe nuk kishte pasur asnjë efekt, njofton A2news.
“Nuk kam pasur asnjë efekt, zero efekt, as temperaturë, asgjë”, tha Rama.
Lexo edhe:
Mbërrijnë 1170 vaksina nga Pfizer, Rama: Nuk mund të çojmë doza në Kosovë, por mund të vaksinojmë 50 mjekë
Ka nisur sot, në stadiumin Air Albania, cikli i dytë i vaksinimit për mjekët dhe infermierët e vijës së parë, si edhe cikli i parë për mbi 1000 të tjerë me dozat e reja.
Ndërkohë, në bazë të kontratës me Pfizer parashikohet nisja e vaksinimit brenda shkurtit për mijëra bluza të bardha, theksoi kreu i qeverisë.























