Shkodër, rëndohet situata nga përmbytjet
BKT
Shqipëri

Shkodër, rëndohet situata nga përmbytjet

Në javën e katërt të përmbytjeve uji fiton gjithnjë e më shumë terren në zonën e Nënshkodrës. Sipërfaqja e përmbytur, raportuar mëngjesin e sotëm është 3 585 hektarë.

Nga kjo sipërfaqe, 3 365 hektarë është tokë e kultivuar. Niveli i liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna ka shënuar rritje të nivelit krahasuar me një ditë më parë. Në këto kushte mbeten të pakalueshme rrugët e Obotit dhe Shirq- Darragjat, ndërsa 110 shtëpi  në Dajç kanë prezencë uji në oborre.

Nga reshjet e fundit ka dalë nga shtrati edhe lumi Ishëm, duke përmbytur dhjetëra hektarë në të njëjtën zonë, në Derven, Luz, Bilaj, Murqine dhe Mallkuc.
Reshjet e dendura të shiut perfshinë pasditen e djeshme edhe qytetin e Durrësit duke shkaktuar menjehere përmbytje të rrugëve dhe kryqëzimeve të ndryshme. Për shkak të bllokimit të kanalizimeve, kryqëzimi tek stadiumi, rrugët “Mujo Ulqinaku”, “Hysen Myshketa” dhe “Jahja Ballhysa” janë bërë të pakalueshme si për automjetet, ashtu edhe për kalimtarët.

Moti nuk ka shkaktuar probleme në portin e Durrësit. Tragetet që janë nisur nga porti i Barit kanë mbërritur në kohë dhe në të njëjtën kohë, edhe nga Durrësi janë nisur në orarin e planifikikuar tragetet drejt Italisë. Moti është përmirësuar edhe në Vlorë, duke lejuar rinisjen e lundrimit për mjetet e vogla./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri