Llapi nënshkruan me francezin Anthony Monin
BKT
Sport

Llapi nënshkruan me francezin Anthony Monin

Qendërmbrojtësi francez Anthony Monin ka përforcuar Llapin në këtë afat kalimtar.

Llapi sot ka arritur marrëveshje dy vjeçare me qendërmbrojtësin francez, Anthony Monin, i cili nga dita e sotme është bashkuar me skuadrën, njofton Telegrafi.

Madje ai ka debutuar edhe në ndeshjen kontrolluese ndaj Bashkimit të Korentinit ku kishte disa minuta në dispozicion.

“Anthony Monin është 24 vjeç, i lindur më 03.05.1996 në Besancon të Francës. Pozita e tij natyrale është qendërmbrojtës dhe ka bërë karrierë tek skuadrat e FC Vesoul, Caledonian Braves FC, Berëick Rangers FC U20 dhe së fundmi tek FC Vallorbe-Ballaigues”.

“Klubi ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e futbollistit para arritjes në Kosovë dhe Anthony Monin ka të drejtë loje që nga ndeshja e parë për Kupë, ndaj Ballkanit që pritet të zhvillohet më 10 shkurt”, thuhet në njoftimin e klubit.