Pas suksesit me “Levitating”, Dua Lipa paralajmëron këngën e re
BKT
Magazina

Pas suksesit me “Levitating”, Dua Lipa paralajmëron këngën e re

Dua Lipa po vjen me këngë të re.

Pandemia ia prishi shumë plane në muzikë edhe Dua Lipës, ngase ia anulou turneun botëror, por ajo solli albumin e ri.

Një prej këngëve më të suksesshme të këtij albumi është “Levitating”, e cila deri tani ka marrë 101 milionë klikime në YouTube.

Po ashtu, kënga ka arritur të hyjë në top-5 në SHBA, sukses të cilit iu gëzua tejmase Dua, e cila njoftoi fansat që shumë shpejt vjen me këngë të re.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit këtë herë Dua Lipa, e cila aktualisht po shijon suksesin e këngëve të “Future Nostalgia”. 


MË SHUME NGA Magazina