Formacionet zyrtare: Arsenali si mysafir i Wolvesit i kërkon tri pikë
BKT
Sport

Formacionet zyrtare: Arsenali si mysafir i Wolvesit i kërkon tri pikë

Wolverhampton Wanderers do të jetë nikoqir i Arsenalit për takimin që zhvillohet në kuadër të javë së 22-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 19:00 në stadiumin “Molineux Stadium”, transmeton Telegrafi.

Për këtë sfidë, Ujqit nuk mund të llogarisin në lojtarët si, Raul Jimenez, Jonny, Ait Nouri dhe Marcasl që janë të lënduar.

Në anën tjetër, The Gunners do t’i kenë të gjithë lojtarët kryesor në dispozicion, por që nuk do të kenë një përballje të lehtë.

Formacioni startues i Wolves: Patricio, Kilman, Coady, Boly, Neto, Moutinho, Neves, Semedo, Podence, Jose, Traore.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Bellerin, Luiz, Holding, Cedric, Xhaka, Partey, Pepe, Smith Rowe, Saka, Lacazette.