Pacolli: Vizita e Kurtit dhe Osmanit në veri e dështuar dhe e pakuptimtë
BKT
Lajme

Pacolli: Vizita e Kurtit dhe Osmanit në veri e dështuar dhe e pakuptimtë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka komentuar vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri të Mitrovicës, ku u penguan nga një grup serbësh.

Ai ka thënë se kjo vizitë ka dështuar dhe se ishte komplet e pakuptimtë.

Më pas ai ka folur edhe për vizitën e tij në veri sa ishte president i vendit.

“Vizita ime atje ka qenë e mirëpritur nga të gjithë, edhe nga serbët, prandaj ishte arritur qëllimi. Ndërsa kjo e Kurtit dhe Osmanit ishte e dështuar”, ka thënë Pacolli në “Debat” të RTK-së.

Sipas tij, nëse do të vazhdonte të ishte president do ta ndalte influencën e Serbisë në veri sipas mënyrës së tij të zhvillimit ekonomik.

“Ne vetë e kemi lejuar ndikimin e Serbisë në veri, prandaj edhe integrimi i asaj pjesë nuk bëhet me politikë. Sepse sot është e vështirë si politikë t’i bindesh serbët. Por unë do t’i bindja ata me bashkëpunim ekonomik, me zhvillim ekonomik. Kjo do të ndodhte duke e krijuar një zonë të lirë ekonomike në të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi. Këtë nisa ta realizoja duke i krijuar dy zona ekonomike, në Gjakovë edhe në Mitrovicë”, ka thënë Pacolli. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme