Kim: Dekriminalizimi duhet bërë se e kërkojnë ligjet shqiptare
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për ambasadorët, ka reaguar dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kim ka vënë theksin të rëndësia e listave të dekriminalizuara, duke kujtuar se është një detyrim ligjor dhe jo vetëm kërkesë e ambasadorëve.
"Kryetarët e partive nuk duhet t'i kenë listat e dekriminalizuara sepse thonë ambasadorët ose sepse Amerika vë theksin te lufta kundër korrupsionit. Dekriminalizimi duhet bërë se e kërkojnë ligjet shqiptare. Është një gjë që pritet nga një vend anëtar i NATO-s dhe aspirant i Bashkimit Europian. Është një shenjë respekti ndaj votuesve", ka shkruar Kim.
Ky reagim i Yuri Kim erdhi pasi Rama deklaroi se nuk e mësojnë ambasadorët sesi do e bëjë punën e tij, nojfton euronews.albania.
Ndërkohë lidhur me kandidimin në zgjedhje të personave që kanë të shkuar kriminale, Rama është shprehur se është përgjegjësi individuale e tyre dhe në çdo rast ata do përgjigjen para ligjit.























