10:28 / 03.02.2021
Valdrin Mustafa në formë të mirë, tjetër gol në Gjermani
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës po kalon në një formë të mirë në Gjermani.
Valdrin Mustafa ka shënuar gol në fitoren e RW Koblenz 2 me 0 ndaj Hoffenheim ll, shkruan IndeksOnline.
Mustafa shënoi gol në minutën e 45-të, për t’ia dhuruar tri pikë klubit të tij.
Ky ishte goli i tetë për Valdrinin në kampionat, listën e golashënuesve në Regionalliga Sudwest e udhëheq sulmuesi gjerman, Discher me 12 gola.























