11:36 / 03.02.2021
Xhaçka bisedë telefonike me homologen spanjolle
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me homologen e saj, ministren e Jashtme spanjolle, Arancha Gonzalés Laya.
Kryediplomatja Xhaçka njohu homologen spanjolle me progresin e bërë nga Shqipëria në adresimin e kritereve për hapjen e negociatave, duke theksuar se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e deritanishme të Spanjës në këtë drejtim.
Në fokus të bisedës ishte edhe nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, si dhe përditësimi për situatën e krijuar nga pandemia dhe masat e marra./TCH























