11:48 / 03.02.2021
Shpërndarja e fondeve për partitë, KQZ: PS e PD marrin mbi 100 milionë lekë
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për shpërndarjen e fondeve publike për partitë politike në vend, përgjatë vitit 2021.
Kështu, partia më e madhe në vend, Partia Socialiste, do të përfitojë në këtë vit zgjedhor fondin prej 63.4 milionë lekë, e ndjekur nga Partia Demokratike me fondin prej 38.9 milionë lekë.
Formula që llogarit shumën për secilën parti, kushtëzohet në masën 70 për qind nga numri i deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota, njofton euronews.albania.
Ndërkohë, 10% e fondeve shkojnë për partitë që fituan mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.























