Ndërpriten reshjet, por në Shkodër zgjerohet harta e përmbytjes
BKT
Shqipëri

Ndërpriten reshjet, por në Shkodër zgjerohet harta e përmbytjes

Prej mesditës së të martës janë ndërprerë reshjet e shiut edhe në Shodër, megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak në përmirësimin e situatës së krijuar nga përmbytjet.

Sipërfaqja nën ujë, krahasuar me një ditë më parë, është zgjeruar me 180 hektarë. Një ditë më parë Bashkia e Shkodrës njoftonte për 3 585 hektarë tokë nën ujë, ndërsa mëngjesin e së mërkurës, sipas të njëjtit burim sipërfaqja e përmbytur ka arritur në 3 765 hektarë. 

Koutat e ujit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Drin mbeten të pandryshuara, ndërsa në Dajç ka një rënie me 10 cm. Edhe me këtë rënie i ujit i matur në hidrometrin e Dajçit është 29 centimetra mbi kuotën maksimale. 
Rruga e Obotit vijon të jetë e pakalueshme me për mjetet e larta. Po kështu edhe rruga që lidh fshatrat Shirq- Darragjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm. 
Në njësinë e Dajçit, ka më shumë shtëpi me  prezencë uji në oborre, 136. Prezencë ujit ka dhe në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan, 30 cm në rrugen Belaj- Pentar, ndërsa rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta. 
Bashkia e Shkodrës vazhdon të këmbënguli tek autoritetet qëndrore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç si dhe mbeshtetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton. 
Ndërkohë sipas KESH, prurjet nënë kaskadë kanë rënë ndjeshëm. Nga afro 1900 m3/ujë në sekondë të martën, prurjet sot janë 1240 m3/s.

Edhe të mërkurën po shkarkohet nga të tri hidrocentralet, 1000 m3/ujë në sekond,  200 m3/ujë në sekond më pak se një ditë më parë.
Më e përmirësuar paraqitet situata e përmbytjeve në zonën e Fushë Krujës. Lumi Ishëm është kthyer në shtrat dhe sipërfaqja e përmbytur është reduktuar me 90%./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri