PD: Paga mbi 700 euro për arsimtarët dhe mbi 900 euro për pedagogët
BKT
Shqipëri

PD: Paga mbi 700 euro për arsimtarët dhe mbi 900 euro për pedagogët

Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi sot programin për arsimin e Partisë Demokratike.

Basha premton se paga minimale e mësuesve do të jetë 700 euro në muaj ndërsa për pedagogët 900 euro/muaj dhe profesorët paga  1300 Euro.

“Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve deri në fund të mandatit të parë. Asnjë mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Do të rrisim pagat me 50%, pedagogët paga 900 Euro/muaj, profesorët paga  1300 Euro” u shpreh Basha.

PD angazhohet që të garantojë pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike si dhe premton arsim cilsor e të barabartë për të gjithë, nofton oranews.

“Brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tablet apo kompjuter në shtëpi. Ne do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara.”


MË SHUME NGA Shqipëri