Policia detyrohet të ndërhyjë në takmin e Malumës me fansa
Policia ndërhyri në turmën e krijuar nga fansat e Malumës, për shkak të COVID-19.
Maluma u rrethua nga fansat gjatë një takimi në Miami dhe policët u detyruan të mbyllnin hyrjet sepse thanë se nuk ishte e sigurt për COVID-19, shkruan TMZ.
Këngëtari kolumbian po promovonte albumin e tij të ri, ‘7 Días en Jamaica’, në një galeri arti në Wynwood dhe u kërkoi fansave të paraqiteshin për ta takuar.
Turma u rrit aq e madhe, saqë policët u detyruan të ndërhyjnë. Siç shihet në video, Maluma lëvizë në një SUV dhe menjëherë mbushet vendi me fansa.
Ai përshëndeti rreth 160 njerëz brenda galerisë, ndërsa ata hynë në grupe me nga 10, por derisa 1000 njerëz qëndronin në radhë, nuk u duk e sigurt, sipas autoriteteve të Miamit.
Shumica e fanasve ishin me maska, përfshirë Malumën dhe na u tha që distanca ishte zbatuar brenda galerisë, por policët thonë se kjo thjesht nuk mjaftonte.
Maluma, i cili po dhuron të ardhurat nga veprat e tij artistike në album për 3 organizata të ndryshme bamirësie mjedisore, i tha turmës se ai shpreson të bëjë një tjetër shfaqje fansash këtë javë.























