12:34 / 03.02.2021
Gjobiten 538 qytetarë për mos respektim të masave anti-Covid
Policia e Kosovës ka gjobitur 538 qytetarë , të cilët nuk i respektuan masat e vendosura ndaj virusit Covid-19.
Poashtu brenda 24 orëve të fundit, policia ka lëshuar edhe 1 mijë e 401 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.
Gjatë kësaj periudhe nga policia janë arrestuar 14 persona, e ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
























