Hazard dhe Ramos e gëzojnë Zidanin
BKT
Sport

Hazard dhe Ramos e gëzojnë Zidanin

Eden Hazard dhe Sergio Ramos janë stërvitur normalisht me grupin të mërkurën.

Ata pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Huescas, transmeton Gazeta Express.

Ramos mungon që disa ndeshje, por ka lënë prapa shqetësimet, derisa Hazard nuk u stërvit këtë javë dhe u raportua për probleme të kaluara – por edhe ai është mirë dhe të gatshëm për Zinedine Zidanen.

Reali do të kërkojë të shtunën të lë prapa rezultatet negative, sidomos atë eliminim të turpshëm në Kupë dhe humbjen nga Levante në Ligë ne Alfredo di Stefano.