21:08 / 03.02.2021
Tahiri: Programi ynë parasheh krijimin e fondit prej 1 miliard eurosh
Në emisionin politik “Debat” sonte janë mysafirë Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arban Abrash nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Enver Sopjani nga NISMA dhe Besnik Tahiri nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK).
Këta përfaqësues të partive dhe kandidatë për deputetë po i shpalosin programet e tyre.
Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se kjo parti e ka përgatitur programin qe dy javë, derisa shtylla kryesore është siguria ku ushtria do jetë faktori kryesor i sigurisë së brendshme dhe të jashtme.
“Pastaj shtyllat tjera të programit tonë janë zbatimi i ligjit të pagës, sepse ekonomia e Kosovës ka shënuar rënie dhe programi ynë do krijoj një fond 1 miliardësh”, ka thënë Tahiri. /RTKLive/























