Sopjani:Nisma synon vaksinimin e qytetarëve, pastaj stabilizimi i ekonomisë
BKT
Lajme

Sopjani:Nisma synon vaksinimin e qytetarëve, pastaj stabilizimi i ekonomisë

Në emisionin politik “Debat” sonte janë mysafirë Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arban Abrash nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Enver Sopjani nga NISMA dhe Besnik Tahiri nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK).

Përfaqësuesi i Nismës Socialdemokrate, Enver Sopjani, ka thënë se fokusi kryesor i kësaj partie është vaksinimi i qytetarëve me vaksinën antiCOVID.

“NISMA në programin e saj si fokus kryesor ka vaksinimin e qytetarëve të saj dhe atë pa pagesë, pastaj ka ekonominë, sigurimin shëndetësor, shtesa për fëmijë, arsimin cilësor dhe mbështetjen e çlirimtarëve dhe familjet e tyre”, ka thënë Sopjani. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme