Analistët në RTK: Dita e parë e fushatës nisi me akuza dhe fjalime klishe
BKT
Lajme

Analistët në RTK: Dita e parë e fushatës nisi me akuza dhe fjalime klishe

Analiza zgjedhore në RTK sonte sjell qëndrimet analitike rreth pikave kryesore të programeve të partive politike me analistët  Vigan Qorrolli, Ismail Tasholli dhe Fitim Salihu

Vigan Qorrolli ka thënë se që në ditën e parë të hapjes zyrtare të fushatës, janë dëgjuar akuza të ashpra ndërmjet partive garuese.

Në anën tjetër, Fitim Salihu ka thënë se sot nuk e kishte ndjesinë se ishte dita e parë e fushatës, pasi që sipas tij, fushata ka filluar që nga dhjetori dhe sot vetëm është zyrtarizuar.

“Partitë që rrezikojnë pragun po janë më të ashpra në fushatë”, tha Salihu.

Ismail Tasholli, studiues i filozofisë, tha se sot ishte vetëm solemniteti i fjalimeve klishe dhe premtimeve, ajo që u duk ishte një fushate negative nga ana e Nismës. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme