Qorrolli: Osmani e quajti Chavez, Kurtin - bashkimi i tyre jo konvencional
BKT
Lajme

Qorrolli: Osmani e quajti Chavez, Kurtin - bashkimi i tyre jo konvencional

Në vazhdim të analizës zgjedhore në RTK, analisti Vigan Qorrolli ka thënë se e sheh jo konvencional bashkimin e Vjosa Osmanit me Albin Kurtit të cilin një kohë e quante Hugo Chavez.

Sipas tij, Vetëvendosje nuk mund të arrijë 61+ mandate të deputetëve.

“Zonja Osmani nuk e di se a mund të bëhet presidente, por është një fuqi politike. 61 deputet për VV-në varet nga numri i votuesve që mund të dalin në zgjedhje. Unë e shoh VV-në që mund të arrijë në 50-55 deputet, megjithatë nuk e shoh të pamundshme edhe 61 deputet”, deklaroi Qorrolli.


MË SHUME NGA Lajme