08:19 / 04.02.2021
Basha: Synoj t’i çoj në nivele të tjera marrëdhëniet Shqipëri-SHBA
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë.
Në një postim në Twitter, Basha e cilëson takimin me ambasadoren Yuri Kim si të shkëlqyer. Po ashtu, kreu i opozitës shprehet se është krenar më shumë se kurrë për rolin e tij në anëtarësimin e vendit në NATO.
Basha shprehet se synon që marrëdhënien Shqipëri-SHBA ta çojë në nivele të tjera.
POSTIMI:
“Takim i shkëlqyeshëm sot me @USAmbAlbania, Yuri Kim, gjatë sesionit të NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis Shqipërisë dhe SHBA-së është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në nivele të reja.”























