Koeman: Të besojmë se mund të bëjmë përmbysje edhe në La Liga
BKT
Sport

Koeman: Të besojmë se mund të bëjmë përmbysje edhe në La Liga

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u shfaq u lumturuar pas fitores ndaj Garanadas.

“Ishte e pabesueshme. E filluam mirë, duke krijuar raste, por nuk patëm fat në pësimin e golave. Provuam gjithçka për të fituar, luftuam deri në minutën e fundit. Ka qenë e pabesueshme. Ekipi bëri një punë të shkëlqyeshme. Të jesh duke humbur 2-0 dhe të tregosh këtë mentalitet, ishte e pabesueshme. “Kemi punuar shumë për të kaluar raundin. Mund të jetë koha për të besuar se mund të bëjmë të njëjtën përmbysje edhe në kampionat. Ky karakter i ekipit është për t’u krenuar”, u shpreh ai.