09:12 / 04.02.2021
Basha: Në 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka nisur ditën e sotme me mesazhin që tashmë po bëhet ‘refren’ i demokratëve për fushatën elektorale.
”Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!”- shkruan Basha.
Pikërisht Shqipëria fiton është edhe slogani i PD me të cilin po paraqet dhe ditë pas dite programet si atë ekonomik, shëndetësor apo arsimor./BW























