Anulohet Festival i Demave
BKT
Magazina

Anulohet Festival i Demave

“San Fermin” tërhiqte miliona turistë nga e gjithë bota.

Festivali i Spanjës, “San Fermin” i cili tërheq turistë nga e gjithë bota nuk do të zhvillohet për të dytin vit radhazi. Shamitë e kuqe tradicionale të varura përgjatë ballkoneve të shtëpive dhe demat e kuq nëpër rrugë, do të mungojnë edhe këtë vit.

Madridi deri tani ka lejuar të funksionojnë vetëm teatrot dhe muzetë ndërsa restorantet dhe baret janë të mbyllura pas orës 22:00. Qeveria spanjolle vendosi të martën të kufizojë udhëtimin ajror me Brazilin dhe Afrikën e Jugut, ku janë zbuluar variante të reja të koronavirusit.


MË SHUME NGA Magazina