14:43 / 04.02.2021
Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, infektohet me Covid-19
Ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ministrja në rrjete sociale.
“Me radhë është kjo punë. Radha ime sot të provoj efektet negative të statusit “pozitiv” Për aq kohë sa duhet nuk do të lëviz dot për të vijuar takimet e parashikuara në Qarkun e Gjirokastrës. Por do të vijojmë kontaktet si çdo ditë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale“, shkruan Kumbaro./RTSH























