Premtimet e partive për diasporën: Nga votimi e deri te kartoni i gjelbër
BKT
Lajme

Premtimet e partive për diasporën: Nga votimi e deri te kartoni i gjelbër

Ibrahim Makolli nga AKR-ja në “Debatin Zgjedhor” në RTK ka thënë se kostoja prej 60 eurove e një dërgesë me poste nga diaspora është shumë. Makolli këtë e ka i pyetur për votimin e mërgatës.

“Se si duhet të votojnë mërgata nuk është dëshira e jona, sepse është diçka e rregulluar me ligj. Është kot që ne të rregullojmë me ligj të drejtën e tyre për të votuar ndërsa në anën tjetër t’iu vështirësojmë me procedura sikur tash. Vetëm sot me kanë ardhur me dhjetëra mesazhe se një postë për ta dërguar ka një kosto rreth 60 euro, kjo është shumë”, ka thënë Makolli.

E Angjelina Krasniqi nga Vetëvendosje tha se partitë politike kanë dështuar për shumë vite.

“Edhe më 6 tetor ishte vullneti i popullit për të pasur ndryshime. Ne edhe tash e vërejmë se populli po dëshiron ndryshim edhe në këto zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa panelistët Gecaj e Hasani nuk u pajtuan me këtë.

Arben Gecaj nga PDK u shpreh se ndryshimi i 6 tetorit zgjati vetëm 50 ditë, prandaj është i dështuar.

Edhe Arbnora Hasani nga AAK tha se konsideron se çlirimi i proklamuar më 6 tetor, është i pavërtetë.

Sipas Gecajt të PDK-së, kjo parti i ka katër prioritete për diasporën: Tri  vende për diasporën në listën e PDK-së për deputetë, Rikthimi i Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora, Ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës dhe Diaspora të lirohet nga obligimet e sigurimit kufitar deri në antarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove të Kartonit të Gjelbër. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme