23:42 / 04.02.2021
Rexhepi: LDK-ja s’do të penalizohet nga votuesit nga largimi i Osmanit
Analiza zgjedhore në kuadët të RTK-së me analistët Xheraldina Rexhepi, Milaim Zeka, Ramush Tahiri, Dorajet Imeri sonte po analizon fjalorin që po përdorin partitë në ditën e dytë të fushatës zgjedhore.
Nga panelistët u tha se në këtë fushatë po thuhen shumë gënjeshtra. Sipas tyre, kryetarët e partive duhet të flasin më shumë se çka do të bëjnë në shëndetësi, ekonomi, arsim e tema të tilla.
Xheraldina Rexhepi tha se fushatën e ka parë si shumë monotone me mesazhe bajate dhe premtime të përsëritura.
“Unë kam pritur të jenë më kreativ në fushatë, por që nuk ndodhi. Nuk besoj se LDK-ja do penalizohet shumë me daljen e zonjës Osmani, unë besoj se votuesit e LDK-së hezitojnë të deklarohen se janë votues të saj”, ka thënë Rexhepi. /RTKLive/























