Ndërprehen xhirimet e “Fantastic Beasts 3”, një anëtar i ekipit u infektua
Pas testeve pozitive të COVID-19, janë ndërprerë xhirimet e “Fantastic Beasts 3”.
Xhirimet e pjesës së tretë të filmit “Fantastic Beasts” janë ndalur pasi një “anëtar i ekipit” doli pozitiv për koronavirus, shkruan BBC.
Spin-offi i Harry Potter, me protagonistë Eddie Redmayne dhe Jude Law, është duke u xhiruar në Warner Brothers Studios në Leavesden, Hertfordshire.
Warner Bros Pictures tha se diagnoza erdhi si rezultat i “testimit të vazhdueshëm” që morën të gjithë ata që punonin në Fantastic Beasts 3.
Kompania tha se xhirimi kishte “ndalur” dhe punonjësi ishte në izolim.
Xhirimet për pjesën e tretë të Fantastic Beasts and Where to Find Them, titulli i së cilit ende nuk është njoftuar, fillimisht do të fillonte në mars 2020 por pandemia e koronavirusit bëri që Warner Bros ta shtynte për në shtator.
Duke konfirmuar lajmin se një person në mesin e ekipit kishte rezultuar pozitiv për COVID-19, një zëdhënëse tha: “Diagnoza u konfirmua si rezultat i testimit të kërkuar dhe të vazhdueshëm që të gjithë punonjësit e prodhimit marrin dhe anëtari i ekipit aktualisht është në izolim.
“Nga një kujdes i madh, Fantastic Beasts 3 ndaloi xhirimet dhe do të rikthehet në përputhje me udhëzimet e sigurisë”, thuhet në njoftim.
Kompania nuk e ka konfirmuar identitetin e personit që doli pozitiv.
























