18:21 / 05.02.2021
15 të vdekur e 1089 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 1089 raste të reja me COVID-19, nga 4270 testime të kryera.
15 qytetarë kanë humbur luftën me virusin, duke e çuar në 1433 numrin e jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.
Në total në Shqipëri, aktualisht janë 31.430 raste aktive.























