09:06 / 06.02.2021
Mustafi rezulton përsëri negativ, tani në pritje të debutimit me Schalken
Shkodran Mustafi ka marrë një lajm të mirë mbrëmjen e së premtes.
Mbrojtësi shqiptar ditë më parë ka kompletuar transferimin te Schalke 04 nga Arsenali, por ka qenë në izolim për shkak të fluturimit të tij nga Anglia, transmeton Telegrafi.
Gjermania e ka futur në zonën e kuqe Britaninë e Madhe dhe kjo e ka detyruar Mustafin të qëndrojë i izoluar.
Megjithatë mbrojtësi shqiptar ka bërë disa teste për COVID-19 dhe variantin e ri të coronavirusit, por që të gjitha i kanë dalë negative.
Megjithatë mbrojtësi shqiptar ka bërë disa teste për COVID-19 dhe variantin e ri të coronavirusit, por që të gjitha i kanë dalë negative.























