Zidane zbulon kur do të kthehet Hazard
BKT
Sport

Zidane zbulon kur do të kthehet Hazard

Zinedine Zidane ka folur për lëndimin e Eden Hazard.

Belgu po vuan shumë në Real Madrid dhe do të mungojë sërish për shkak të një lëndimi tjetër muskulore, transmeton Telegrafi.

Zizu ka zbuluar se Hazard është shumë i mërzitur dhe se shpreson të kthehet brenda dy apo tre javësh.

“Nuk është e lehtë për lojtarin. Jam i sigurt se është çështje kohe para se ta shohim atë të luajë sërish futboll. Shpresojmë të mos pësoi më asnjë dëmtim”, u shpreh Zidane.

“Është pak edhe çështje fati, s’ka qenë aspak e lehtë për të. Duhet të jemi të qetë, ai është lojtar i shkëlqyer dhe na duhet 100% i gatshëm”.