13:01 / 07.02.2021
Juventusi nuk ka hequr dorë nga Zaniolo
Juventusi vazhdon të mbajë interesimin për talentin e madh italian, Nicolo Zaniolo.
Mesfushori ofensivë i Romës ka mbetur jashtë fushave që disa muaj, derisa rikthimi i tij pritet të ndodhë në muajin prill për shkak të këputjes së ligamenteve, transmeton Telegrafi.
Për Zaniolon ky ishte lëndimi i dytë i rëndë që po e mbanë më shumë se gjashtë muaj jashtë fushave.
21-vjeçari konsiderohet si talenti ma i madh italian në vitet e fundit, derisa Juventusi po mbanë ende vëzhgim në të.























