Tahiri: Viti 2020 ishte vit i rëndë në fushën e sundimit të ligjit
Viti 2020 ka qenë vit degradues për fushën e sundimin e ligjit. Kështu tha Abelard Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në “Debat” të RTK-së
Tahiri tha se kanë parë dy qeveri që kanë dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.
“Dy qeveri të mashtrimit jashtëzakonisht të madh, dy qeveri bënë që 70 iniciativa në Kuvendin e Kosovës të mos kalojnë asnjëra prej tyre, 50 projektligje, mbi 20 rezoluta, dy qeveri të cilat shkurtuan buxhetin për këshillin prokurorial, për këshillin gjyqësor, pra ndalën trendin e reduktimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët I kishin nisur”, tha ai në RTK.
Ai tha se gjatë kësaj kohë ka pasur një degradim të madh.
“Këto zgjedhje asnjëherë nuk kanë prodhuar një mazhorancë stabile e cila do të ndihmonte dhe fuqizonte sundimin e ligjit, edhe me kalimin e atyre ligjeve që kanë ardhur në Kuvendin e Kosovës”, tha Tahiri.
Sipas tij, ka qenë një vit i rëndë në fushën e sundimit të ligjit në të gjitha aspektet. “Poashtu, edhe ne rekrutimin e stafit të ri, si gjyqësor, prokurorial, rekrutimin e stafit mbështetës, në kalimin e politikave që kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishme siç ka qenë kodi civil dhe procedurës penale, pra të gjitha këto kemi parë që nuk kanë qenë prioritet i as qeverisë Kurti e as Hoti”, tha ai.























