Veliu thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues me punonjësit e Policisë
BKT
Shqipëri

Veliu thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues me punonjësit e Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave antiCovid dhe punën që po bën Policia në këtë drejtim.

Gjatë inspektimit në zonën e Tiranës së Re, Veliu u ka kërkuar drejtuesve të DVP Tiranë të qëndrojnë në krye të shërbimeve, me qëllim monitorimin e zbatimit të masave antiCovid, jo për të vendosur gjoba, pasi gjoba nuk është aspak qëllimi i Policisë, por me qëllimin e vetëm parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nisur nga shtimi i rasteve, Veliu ka theksuar se punonjësit e Policisë në terren duhet të intensifikojnë kontrollet në lokale dhe duhet të ushtrojnë kontrolle të pandërprera në sheshe, bulevarde e në çdo ambient publik, duke treguar zero tolerancë ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri