Nuk u përshtat me Barcelonën, Neto pranë rikthimit tek Juventus
BKT
Sport

Nuk u përshtat me Barcelonën, Neto pranë rikthimit tek Juventus

Juventusi mund të përqafojë përsëri portierin Neto, i cili aktualisht është në rradhët e Barcelonës.

Tekniku katalanas, Ronald Kuman nuk beson më tek ai dhe e ka nxjerrë në merkato.

Sipas portalit spanjoll “TodoFichajes.net”, gardiani brazilian mund të rikthehet tek Juventusi e cila aktualisht ka në portë Sheznin dhe Bufonin, transmeton Panorama.

Neto ka veshur fanellën e skuadrës së “Zonjës së Vjetër” nga viti 2014 deri në vitin 2017 dhe gjatë merkatos verore mund të kthehet në Itali, pasi përvoja e tij në Katalonjë është drejt finishit.