19:11 / 08.02.2021
Mkhitaryan mund t`i bashkohet juventusit
Mkhitaryan ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 26 ndeshje zyrtare me Romën mes kampionatit dhe Ligës së Evropës.
Por skuadra kryeqytetase mund ta humbas atë në verë si lojtar të lirë, ku edhe i skadon kontrata.
Juventusi po kërkon t'ia rrëmbejë Romës teksa Andrea Pirlo e pëlqen jashtëzakonishtë shumë lojtarin.
Mkhitaryan ka një kontratë që i skadon në verën e vitit 2021 me Romën, ku klubi italian ka kërkuar takim me agjentin e tij Mino Raiola për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për tri vite të tjera, transmeton "albeu".
Gjatë këtij muaji palët pritet të takohen për një marrëveshje të re dhe nëse nuk gjindet një gjuhë e përbashkët, atëherë Raiola mund ta dërgojë te Juve lojtarin armen.























