Debati: Kandidatët thonë se 2020 ishte vit i vështirë për infrastrukturën
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, në DEBAT Zgjedhor në RTK thotë se viti 2020, ka qenë vit i vështirë për infrastukurën.
“Ka qenë vit i vështirë, sigurisht për shkak të pandemisë. Mund të themi se për këta 6 muaj kemi realizuar disa nga projektet madhore dhe gjeostrategjike, që financohen nëpëmjet kredive të buta apo granteve, kanë filluar të inicohen projektet që do të krijojnë vende të reja të punës që kanë me ndihmu vendin për invenstime të reja edhe në këtë mandatin 4 vjeçar”, tha Abrashi.
Xhavit Zariqi, kandidat pë deputet nga AAK, shprehet se ka pasur pengesa të mëdha, por megjithatë janë kry disa projekte që kanë qenë të kontraktuara, por që s'ka pasur zhvillim të hovshëm.
Edhe Sejdi Hoxha, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, thotë se PDK edhe më herët e ka pasur prioritet infrastukturën.
“Në rrafshin aktual ka pas stagnim të investimeve në infrastrukturë. Pandemia e ka pas efektin e vet, por shumë mjete kanë mbetë të pa shpenzume në projekte që kanë qenë të nevojshme edhe për transportin e mallrave”, ka thënë Hoxha për Debat Zgjedhor në RTK.
Kandidatët për deputet me theks të ve çantë po flasin për nevojën e krijimit të çasjes së rrugëve, e sidomos autostradave.























