Prishtina flet para ndeshjes: Statistikat s`kryejnë punë pa angazhim
BKT
Sport

Prishtina flet para ndeshjes: Statistikat s`kryejnë punë pa angazhim

Statistikat nuk do të kryejnë nesër punë pa angazhimin maksimal të futbollistëve prishtinas, po konsideron Prishtina.

Klubi kryeqytetas ka folur për ndeshjen e nesërme me Dritën, që zhvillohet për Kupën e Kosovës. 

Artikulli i plotë në Facebook:

Nesër dueli i 52-të

Sidoqoftë, statistikat nuk do të kryejnë nesër punë pa angazhimin maksimal të futbollistëve prishtinas e ku përballë do të kenë skuadrën e etur për revansh nga ndeshja e Superkupës.

• Prishtina dhe Drita, nesër takohen në ndeshjen e tretë rresht zyrtare, ndryshe nga ajo kampionalja (0:0, 20 dhjetor) dhe për Superkupë në Antalya (3:1, 23 janar), tani dy skuadrat do të diskutojnë kalimin e turrit për në çerekfinalen e Kupës.

• Prishtina kundrejt Dritës nuk ka pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit, duke luajtur tre herë baras dhe duke fituar ndeshjen e fundit për Superkupë.

• Dy skuadrat, jashtë kampionatit apo për Kupë, janë ndeshur vetëm tre herë, më 2002/03 Prishtina kishte kaluar tutje në gjysmëfinale pas dy ndeshjeve (2:1/1:1) dhe në finalen e Kupës më 2016 ku kishte triumfuar Prishtina, 2:1.

• Në 51 përballje, Prishtina ka 22 fitore kundrejt 19 barazimeve dhe 10 fitoreve të Dritës me goldallim +27, 67:40.

• Prishtina nuk ka pësuar humbje në 11 ndeshjet e fundit në tre garat zyrtare duke arritur 8 fitore dhe 3 barazime me golaverazh, 24:7.