11:14 / 09.02.2021
Pothuajse një vit nga lansimi i “Future Nostalgia”,Lipa vazhdon sukseset
Sukseset e albumit të Dua Lipës nuk kanë të ndalur.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të jetë emër shumë aktiv në muzikë.
Artistja në mars të vitit të kaluar publikoi albumin “Future Nostalgia”, i cili pavarësisht pandemisë, rezultoi shumë i suksesshëm.
Albumi në fjalë po vazhdon ende të kryesojë në tabelat, së fundi ai u rendit i dyti në top-albumet globale në platformën Spotify.

Këtë gjë e bëri të ditur vet Dua, e cila postoi statistikat e Spotify për datat 29 janar deri më 4 shkurt.
Artistja së fundi ka paralajmëruar versionin e ri të këtij albumi, i cili do të publikohet së shpejti.























