21:11 / 09.02.2021
Shtyhet data e filmit të Jennifer Lopez “Marry me”
Këngëtarja po merr pjesë në një film romantik.
Jeniffer Lopez e portretizon një yll të muzikës pop ku vendos të martohet me një të panjohur, rol ky i luajtur në film nga Owen Wilson, transmeton lajmi.net.
Filmi po konsiderohet i ngjashëm me filmat hit të zhanrit komedi dhe romancë, “Notting Hill” dhe “The Proposal”. “Marry Me” gjithashtu do të përfshijë muzikë origjinale, të realizuar nga dyshja Lopez dhe Maluma.
Në këtë projekt të ardhshëm, personazhet e Lopezit dhe Malumas janë në prag të martesës në prani të fansave të tyre të dashur, por vetëm disa minuta para dasmës ajo e zbulon se i fejuari i saj e ka tradhtuar.
Ndryshe, filmi do të jepet në kinema më 11 Shkurt të vitit 2022.























