Hajdini: LDK-ja e ka çelësin për rimëkëmbje ekonomike
BKT
Lajme

Hajdini: LDK-ja e ka çelësin për rimëkëmbje ekonomike

Shkëlzen Hajdini, kandidat për deputet nga LDK-ja, në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTK-së ka thënë se viti 2020 ishte i rëndë për ekonominë dhe qytetarët, dhe tani në programin e tyre ata e kanë çelësin e si do të adresohen këtë çështje.

“Rënie ekonomike ishte afërisht 8%, bazuar në raportet e nxjerra nga institucionet kredibile, rënie e thellë dhe tashmë kërkohet një çasje serioze. Një parti e cila din dhe mundet dhe ka kapacitetet të ekonomistëve të shquar siç është puna e Lidhjes Demokratike të Kosovës për dalje nga kjo rënie”, ka thënë Hajdini.

Në anën tjetër edhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Krasniqi, vlerëson se mosvotimi i pakos për rimëkëmje ekonomike për 7 herë radhazi, nga Kuvendi i Kosovës dhe disa deputetëve të papërgjegjshëm karshi sfidave që gjendej vendi ynë, ka qenë në dëm të vendit.

“Vlen të ceket se si rezultat i pandemisë globale Covid 19, vendi ynë ka humbur rreth 55 mijë vende të punës, ndërsa afërsisht 150 mijë të punësuar nuk kanë mbërri të marrin pagat e tyre të rregulllta”, ka thënë Krasniqi. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme