Krasniqi: AAK-ja synon futjen në ekonomi të një miliard eurove
BKT
Lajme

Krasniqi: AAK-ja synon futjen në ekonomi të një miliard eurove

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Krasniqi në “Debat Zgjedhor” në RTK ka shpalos programin ekonomik të kësaj partie.

“Në programin tonë kemi disa masa që është pjesa e ndihmës për bizneset dhe qytetarët. Ne kemi paraparë një fond për rindërtim ekonomik që kap vlerën prej një miliard euro. Ky fond do të financohet nga paratë publike, 20% nga buxheti i Kosovës, 10% nga Agjensioni Kosovar për Privatizim, 10% tjera nga fondi i garantimit të kredive, dhe 60% nga borxhi publik”, ka thënë Krasniqi.

Në aspektin e ndihmës për qytetarët, Krasniqi tha AAK-ja ka paraparë subvencionim të pagës prej 80% për tre muaj, për secilin punëtor të kthyer në punë, pra që e ka humbur vendin e punës dhe që së paku ka një kontratë njëvjeçare.

“Kjo do t’i kushtonte buxhetit rreth 60 milionë euro”, ka shtuar theksuar Krasniqi.

Po ashtu, kjo parti ka paraparë që të subvencionojnë një shumë prej 150 euro për tre muaj për secilën grua të punësuar, me kusht që kontrata të jetë se paku njëvjeçare dhe paga e tyre të mos e kaloj vlerën nën 270 euro. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme