PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 25 Prillit
Partia Socialiste depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Akti i selisë rozë vjen një ditë pas atij të LSI dhe dy ditë pas kërkesës së PD-së, të cilave iu desh mbledhja e 5 mijë firmave për shkak të largimit nga parlamenti.
Afati i regjistrimit për partitë politike është data 15 shkurt me forcat politike që duhet të deklarojnë marrëveshjet për koalicion deri në këtë datë.
Partitë e regjistruara deri tani:
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi
Bindja Demokratike Astrit Patozi
Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli
Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslym Murrizi
Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi
Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami
Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
Partia Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa
Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi
Partia Demokratike e Shqipërisë Lulzim Basha
Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi
Kandidatët e pavarur:
Pal Shkambi i pavarur, Shkodër
Plarent Aleksi i pavarur, Berat
Ditën e sotme, kërkesën për regjistrim në zgjedhje e bëri edhe PSD e Tom Doshit.
Taashmë KQZ ka nisur përgatitjen për fletët e votimit, duke paraqitur 5 modele. Në do të të votohet për partitë ose koalicionet dhe kandidatët. Por nuk lejohet që të zgjidhet një parti, por duke shënuar emrin e listuar nga një forcë tjetër.























