Britney Spears flet për dokumentarin e diskutueshëm
BKT
Magazina

Britney Spears flet për dokumentarin e diskutueshëm

Britney foli për babain e saj si dhe pauzimin nga muzika.

Britney Spears ka thyer heshtjen në lidhje me një dokumentar të diskutueshëm në lidhje me konservatorizmin e babait të saj, duke sugjeruar se ka shumë më tepër histori dhe paralajmëroi që njerëzit nuk dinë gjithçka për ‘personin aktual që jeton pas lenteve’, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja, 39 vjeçe, u shfaq për të adresuar shqetësimet e fansave pasi dokumentari special i Hulu dhe New York Times, Framing Britney Spears, nisi betejën e saj për konservatoritet me babanë e saj Jamie Spears edhe një herë në qendër të vëmendjes.

Edhe pse ajo nuk i referohej dokumentarit në mënyrë specifike, nëna e dy fëmijëve dërgoi një mesazh të qartë në lidhje me përmbajtjen e tij të martën, duke u thënë fansave: “Mos harroni, pa marrë parasysh atë që ne mendojmë se dimë për jetën e një personi nuk është asgjë në krahasim me personin aktual që jeton pas lenteve”.

Britney gjithashtu adresoi raportimet që ajo nuk pranon të punojë, derisa babai i saj të hiqet si kujdestari i saj, duke këmbëngulur në një “Tweet” se ajo nuk po performon ngase i duhet kohë për të mësuar dhe për të qenë normale si dhe të shijojë bazat e jetës së përditshme.

Britney gjithashtu reflektoi për jetën ndërsa ndau një video të saj duke interpretuar hitin e saj Toxic.

“Nuk mund ta besoj këtë performancë të Toxic është nga 3 vjet më parë !!!”, shkroi ylli, performanca e fundit e të cilës ishte në tetor të vitit 2018. 


MË SHUME NGA Magazina