Shqipëria në listën e re të karantinës në Zvicër
BKT
Shqipëri

Shqipëria në listën e re të karantinës në Zvicër

Shqipëria dhe Serbia nga 22 shkurti do të jenë në listën e karantiinës në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ndryshon listën e saj të karantinës në çdo dy javë. Kështu, sot bëri riaktualizimin e radhës.

Llogaritja është shumë e thjeshtë: shqyrtohet numri i infeksioneve për 100,000 banorë brenda dy javëve të fundit. Të gjitha vendet, vlera e infeksionit e të cilave është për 60 më e lartë se ajo e Zvicrës futen në listën e karantinës.

Vlen të theksohet se Zvicra aktualisht ka mes 220-230 mesatarisht infeksione për 100.000 banorë. Nga ana tjetër të gjitha shtetet që kanë numrin më të lartë të infeksioneve në 100 mijë banorë futen në listë. Ndërkohë rastet në Shqipëri mesatarisht deri më tani janë mbi 400 raste në 100.000 banorë, transmeton tutje albinfo.ch.

May be an image of text that says "Les zones et pays suivants figurent sur la liste à partir du 22 février 2021 *Albanie Bahreïn Colo -Émirats arabes unis Sainte-Lucie 4 Saint-Vincent-et-les Grenadines Serbie Seychelles Zones en Allemagne: Land Brandenburg Land Sachsen-Anhalt Zones en France Région Centre-Val de Loire Région Hauts-de-France Région Île de France Région Normandie Région Nouvelle-Aquitaine Région Occitanie Région Pays de la Loire Zones en Italie Regione Marche Regione Reg Puglia Regione Umbria Schweizerische Eidgenossenschaft Confédérationsusse Svizzera svizra Bundesamt Gesundheit BAG federale ellasa sanadad Confederation OFSP UFSP"


MË SHUME NGA Shqipëri