Analistët thonë se ditëve të fundit është ashpërsuar gjuha e fushatës
Analiza zgjedhore në kuadër të RTK-së me analistët sonte po analizohen ditët e fundit e fushatës zgjedhore.
Panelistët thonë se ditëve të fundit të fushatës është ashpërsimi i gjuhës nga kandidatët për kryeministër.
Vigan Qorrolli, profesor universitar tha se është e njohur që ditët e fundit janë më intensive të fushatës,
“Hoti sulmoi VV-në si një komunitet komunistësh dhe kjo është e pritshme. VV në anën e kundërt po punon në terren dhe është duke iu shmangur debateve televizive. Koncentrimi i mediave është më i madhe tek LDK dhe VV, sepse këtu është përqëndruar fushata. Është e mirë që fushata e z.Kurtit nuk është e përqendruar në akuza, por në diskutime me qytetarët”, tha Qorrolli.
Muhamet Hajrullahu, gazetar, tha se dy ditët e fundit është normale që akuzat dhe diskursi më agresiv të jetë, por ajo tmerruese është që kur sheh sallat përplot me njerëz pa asnjë masë, duke injoruar krejtësisht këshillat e institucioneve dhe pikërisht nga njerëzit e politikës.
“Do e kisha kuptuar nëse kishte ardhur vaksina dhe të lirohemi pak, por na kanë thanë të rrimë mbyllur krejt me biznese shkaku që mos ta ngarkojmë sistemin shëndetësor, ndërsa sot rrezikohemi krejt nga po ata njerëz që na mbyllën”, thotë Hajrullahu.
Në anën tjetër, Ismail Tasholli, analist, e ka quajtur hipokrezi atë që flet Kurti.
“I shohim komunat ku ata qeverisin se si po punojnë. E kemi parapa që fushata ditëve të fundit do jetë më e ashpër. PDK-ja dhe LDK-ja kanë zgjedhur ta sulmojnë LVV-në ndërsa kjo e fundit ka zgjedhur të jetë e heshtur dhe të mos merret me ta”, ka thënë Tasholli.
Dorajet Imeri, analist vlerëson se me këtë gjuhë të ashpër ndërmjet vete, programi nuk është në plan të parë. /RTKLive/























