11:11 / 11.02.2021
Ramen Çepele stërvitet në ekipin e parë të Hannover 96!
. Mbrojtësi 17-vjeçar i cili debutoi me kombëtaren kuqezi para disa muajsh, i është bashkuar skuadrës së parë të Hannover 96 në stërvitje dhe shumë shpejtë mund të debutojë në Bundesligën e dytë me ish-ekipin e Altin Lalës.
Futbollisti iu bashkua klubit gjerman gjatë verës, me qëllimin që të kalonte si fillim te skuadra e të rinjve dhe ekipi i dytë, në kategoritë e ulëta, transmeton Gazeta Express.
Por në klubin gjerman kanë kuptuar cilësitë e jashtëzakonshme të Çepeles dhe ashtu siç pritej, nuk ka vonuar shumë që ai t’i bashkohet skuadrës së parë.
Që nga dita e mërkurë, mbrojtësi i cili vendosi rekordin me debutimin e tij në radhët e përfaqësueses shqiptare, është bërë pjesë e ekipit të parë, duke dale në stërvitje me profesionistët.























