Dekretimi i ministrave, Rama dhe Meta përballen në ‘Kushtetuese’ më 25 mars
BKT
Shqipëri

Dekretimi i ministrave, Rama dhe Meta përballen në ‘Kushtetuese’ më 25 mars

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të përballen mes tyre për herë të parë në Gjykatën Kushtetuese më 25 mars të vitit 2021.

Bëhet fjalë për padinë e kryeministrit lidhur me kompetencat e presidentit për dekretimin e ministrave.

Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, njofton euronews.albania.

Meta asokohe refuzoi të dekretojë Cakajn, i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës, ndërsa ministër i Jashtëm me dekret ishte kryeministri Rama.

Ndërkohë në 2 mars, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë e Partisë Republikane që kërkon shfuqizimin e aktit normativ që ndalon tubimet politike.

Ndërsa, padia për zgjedhjet lokale të 2019 dhe  ajo e ligjit për teatrin, ende nuk dihet se kur do të shqyrtohen. 

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese në përbërjen e saj numëron shtatë gjyqtarë, kurse funksionimi i plotë kërkon nëntë të tillë.


MË SHUME NGA Shqipëri