Gjigantët e Evropës në garë për Jules Kounde
BKT
Sport

Gjigantët e Evropës në garë për Jules Kounde

Jules Kounde ka marrë vëmendje nga shumë klube pas golit që shënoi ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey.

Manchester United ka qenë klubi i parë që ka shprehur interesim për mbrojtësin e Sevillas, transmeton lajmi.net

Pas saj, janë bashkuar edhe disa ekipe të tjera siç janë PSG, Real Madrid dhe madje edhe Barcelona.

Sevilla nuk po mendon për të negociuar me asnjë skuadër, pasi klauzola e lojtarit është 80 milion dhe mund të përfitojnë shumë nga kjo.

Kounde është vetëm 22 vjeçar dhe mendohet të jetë e ardhmja e mbrojtjes.